Martesat “me letra” zbrazin Strugën

Akoma në Strugë emigrimi drejt vendeve perëndimore edhe pas liberalizimit të vizave është trendi për të rinjtë dhe mbetet i lakmueshëm në masë të madhe dhe nuk ka ndryshuar shumë nga vitet e kaluara, kur lëvizja drejt vendeve evropiane ishte e kufizuar. Rruga më e shkurtër e ndjekur nga rinia strugane për t`u akomoduar përfundimisht në vendet e Bashkimit Evropian dhe vendet e tjera të kontinentit, është kurorëzimi me partner të cilët jetojnë në ato vende dhe që e kanë të rregulluar statusin e qëndrimit të përhershëm atje, njofton StrugaLajm.

Ky konstatim është lehtë i verifikueshëm, sepse konfirmohet nga të gjitha zyrat e ofiqarisë ku në mënyrë të dokumentar qartazi vërehet tendenca për “martesat për letra”siç i quajnë në Strugë. Nga 96 martesat e lidhura në vitin 2012 në zyrën e ofiqarisë të fshatit Ladorisht që mbulon një zonë të gjerë prej disa fshatrash me rreth 15 mijë banorë, mbi 50 për qind e kurorëzimeve janë lidhur me partner bashkëshortor që jetojnë jashtë vendi konfirmohet nga kjo zyre.Shpërngulja apo emigrimi i çifteve të sapomartuar në drejtim të vendeve evropiane dhe tejoqeanike tashmë ka dhënë ndikimin negativ në zvogëlimin e numrit të nxënësve në shkollat fillore të komunës ku nga viti në vit shënohet pakësimi i numrit të filloristëve. Kjo tendencë nëse vazhdon edhe në të ardhmen me këto ritme do të determinojë që një pjesë e shkollave në Strugë të mbyllen, sepse do t`u mungojnë nxënësit. Arsyet e braktisjes së vendlindjes në të shumtën e rasteve nga të rinjtë bëhen për arsye ekonomike dhe mosprespektivës në vendlindje.

Lajme të ngjashme

Back to top button