Poposki nuk pret ndryshime nga zgjedhjet Greke

“Edhe përskaj bllokadës Greke, Maqedonia mbetet e përkushtuar në integrimet euro atlantike, ndëkohë që lëvizje e re e procesit pritet pas vizitës së euro komisarit për zgjerim Johanes Han”, tha Ministri i Jashtëm Nikolla Poposki për Radio Maqedonia e Lirë.

Dijalogu i novelit të lartë do të ketë për qëllim ndërrimin ose shkurtimin e procesit të bisedimeve, kur për atë do të krijohen kushte.

“Ska dyshim se ne kemi edhe shumë fusha për reforma dhe ne duhet ta bëjmë këtë. Fakti që Greqia kundërshton qasjen tonë, e hap mundësinë për imponimin e kontesteve të tjera, të cilët i bashkangjiten bllokadës”, tha Poposki

Nga zgjedhjet greke Maqedonia nuk mund të presë shumë. Edhe pse e majta greke prezantohet si partner më konstruktiv, prapëseprapë, përvoja edhe me ato gjatë viteve të kaluara, nuk ka sjell rezultat dhe largim të bllokadës.

“Tradicionalisht e majta në Greqi ka qenë më pak e ndjeshme sa i përket kontestit të emrit. Ata disa herë e kanë përsëritur qëndrimin se kjo qeveri e keqpërdor kontestin. Ne nuk duhet të fokusohemi shumë në këtë kontest, Ne duhet të insistojmë në respektimin e të djetës ndërkombëtare dhe vendimit të gjykatës ndërkombëtare në Hagë. Nuk dua që të nxjerrim përjashtime, se dikush është konstruktiv, e dikush jo, sepse gjatë 20 viteve të kaluara janë ndërruar shumë garnitura qeveritare në Athinë, ndërsa bllokada nuk është larguar”, shtoi Poposki.

Lajme të ngjashme

Back to top button