Maqedoni, aty ku kultura dirigjohet nga politika

Jemi dëshmitarë që kultura në vend është skajshmërisht e politizuar.Është pothuajse e pamundur të shohim një manifestim kulturorë ku në rreshtat të parë nuk janë të ulur politikanë.Është e pamundur të ndjekim një ngjarje kulturore dhe mos vërejmë politikanë të cilët mundohen të përfitojnë pikë politike nëpërmjet kulturës.

Këtë fenomen vëzhguesit e kulturës e spjegojnë si një dukuri që ndodhë në të gjitha sferat e shoqërisë në Maqedoni dhe jo vetëm në kulturë.

Partia dirigjon kulturën

Ines Efremova, eksperte për kulturë, për Inbox7 shprehet që shoqëria e Maqedonisë është tejemase shumë e politizuar dhe partiakisht e ndarë, prandaj dhe ndodhemi në një situatë ku edhe kulturën e kemi të infiltruar.

Situata e kulturës në Maqedoni është vetëm një reflektim e situatës së përgjithshme në vendin tonë e cila zgjat me dedaka. Ne si shoqëri përveç që jemi skajshmërisht të politizuar, po ashtu jemi dhe partiakisht të ndarë.Partia e derigjon shoqërinë tonë në çdo segmet përfshirë këtu edhe kulturën.Nga kjo gjendjeje kemi ardhur në një situatë ku kultura e ka humbur sensin e saj e cila në vetë nënkupton pavarësi, mendim kritik, dialog… ose gjithë atë që është dijametrikisht ndryshe nga partia. Në këto kushte që jemi, fatkeqësisht, është thjesht e pamundur të kultuivohet një skenë e pavarur kulturore”, thotë Efremova.

Ndërsa gazetarja Semra Jakupi thotë që fatkeqsisht shoqëria jonë po “kultivohet” në  mënyrën e politikëbërjes e cila është prezente në të gjithë sferën tonë.Në këtë mënyrë kemi humbur kuptimin e të bërurit gjëra pa përfshirje të politikës.

Në shoqërinë tonë po kultivohet një mënyrë e politikëbërjes së dhunshme, e cila ka depërtuar thellë në palcën e çdo segmenti dhe fushe të shoqërisë .Për aq kohë sa vlerat e një profesionisti (mjeku, inxhinieri, aktori, skulptori…) dalin në pah vetëm atëherë kur gëzon mbështetjen nga politika ne nuk mund të pretendojmë as çlirimin e kulturës nga ndikimi politik”.  

Partitë politike në ngjarjet kulturore

Duke u bazuar në komentet e vëzhguesëve, duket e pamundur që politikanët të marrin pjesë në manifestime kulturore pa donjë qëllim politik.

Anita Latifi nga Teatri Shqiptar i Shkupit për Inbox7  thotë se ka shumë politikanë që janë të pranishëm në ngjarje kulturore thjesht sepse duan të jenë pjesë e botës së kulturës pa i menduar benefitet politike.

Politikanët nuk kanë shumë kohë për kulturën, dhe kjo të lë të konstatosh se nuk kanë ndonjë pasion të veçantë për të. Kur them politikanët, mendoj për shumicën e politikanëve, sepse të gjithë jemi dëshmitarë që disa figura politike aktuale dhe ish, janë të pranishëm në ngjarjet kulturore. Kjo ka të bëjë me anën individuale të politikanit, me nevojën dhe kënaqësinë e tij për të shijuar artin”.

Sa për ilustrim, gjatë vitit 2014 shfaqjet e Teatrit Shqiptar i kanë ndjekur një numër simbolik i politikanëve, që realisht janë publik i rregullt i ngjarjeve kulturore edhe para marrjes së ndonjë pozite. Ardhja e tyre në teatër nuk lidhet me pozicionin që ata kanë aktualisht,thotë Latifi.

Pavarësia kulturore

Ndërsa Efremova si zgjidhje të vetme për situatën ku gjendet kultura në Maqedoni e sheh në zhvillimin e shoqërisë.Ajo shton se vetëm në një shoqëri me demokraci të vërtetë mund të zhvillohet kultura.

 “Mendoj që vetëm një qytetari aktive e pavarur është përgjigjja e “dhimbjeve” të mbetura me të cilat ballafaqohet shoqëria jonë. Nuk ka shoqëri demokratike dhe të lirë pa qytetarë të lirë dhe aktiv. E as më pak kulturë apo art të lirë”.

Latifi thotë se është kultura ajo që duhet të na bashkojë si shoqëri duke lënë anash dallimet partiake.

“Nëse diçka duhet “pastruar”, atëherë duhet “pastruar” apo fshirë vija ndarëse në mes “publikut-politikanëve dhe përkrahësve të tyre që janë në pozitë” dhe “publikut -politikanëve dhe përkrahësve të tyre që janë opozitë”. 

Në ngjarjet kulturore që zhvillohen në mbështetje si të Komunës së Çairit apo Komunës së Strugës nuk guxon të mungojnë “të tjerët”.Fatkeqësisht te ne ende ulëset në ngjarjet kulturore (sa i përket publikut) janë një arenë njëngjyrëshe politike, ndonëse një nga misionet e kulturës është të bashkojë”.

Para disa javësh ishim dëshmitarë të një situate në Tetovë kur gati i gjithë kabineti qeveritarë i partisë shqiptare në pushtet hodhi gurrë-themelin për ndërtimin e Teatrit të ri të Tetovës, një premtim ky i bërë tash vite me rradhë.

Lajme të ngjashme

Back to top button