Pendarovski: Kemi prova që dëshmojnë se janë manipuluar 150 mijë vota

Ish-kandidati presidencial i LSDM-së Stevo Pendarovski thotë se kemi prova që dëshmojnë se janë manipuluar 150 mijë vota në zgjedhjet e prillit.

Në intervistën për “Fokus”, Pendarovski thotë se skema e mashtrimit elektoral është zbatuar për herë të parë në vitin 2011, për t’u përsëritur në masë të madhe këtë vit.
Ai thotë se provat për këtë pretendim janë të pamohueshme dhe se, nëse do të ekzistonte një shtet juridik, duhet t’u merreshin mandatet deputetëve të pushtetit.

“Të gjitha të dhënat që kemi mbledhur, nga i gjithë rrjeti opozitar i aktivistëve, tregojnë se bëhet fjalë për një skemë kolosale mashtrimesh, me anë të së cilës pushteti ka fituar padrejtësisht rreth 150 mijë vota. Pra, fjala është për rreth 150 mijë vota që janë vjedhur me anë të këtij mashtrimi, pa llogaritur votat e fituara me anë kërcënimesh dhe punësimesh në administratë”, deklaroi Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button