Emrat më të popullarizuar për të porsalindurit në rajon

Sipas të dhënave të fundit, në vendet e rajonit gjatë 2014, por edhe në vitet e fundit, emrat më të popullarizuar që prindërit iu vendosin fëmijëve të tyre të porsalindur janë Amar, Ajan, Luka, Amina, Mari, Anna, Nikola, Milica dhe Aleksandrin.

Emrat më të njohur për gjininë mashkullore në Bosnjë dhe Hercegovinë, në bazë të të dhënave statistikore, janë Amar dhe Luka, të ndjekur nga emri Tarik dhe Vedad.

Në Kroaci këtë vit, ashtu si në të kaluarën, shumica e prindërve fëmijët e tyre i emëruan Luka, të ndjekur nga emri Ivan. Ndërsa tek vajzat, pas dominimit pesë vjeçare të emrit Lana, në pozitën e para për 2012 renditet Lucia, ndërsa vitin e kaluar Petra, deri sa në 2014 emri më popullor për vajzat ishte Ana.

Të dhënat janë mbledhur në bazë të zyrave të regjistrit nga Zagrebi, Spliti dhe Osijeku, që është një mostër prej rreth një milion e 200 mijë njerëz.

Në Shqipëri është rikthyer përsëri tradita e vendosjes së emrave shqiptarë, por nuk mungojnë edhe emrat me origjinë të huaj. Anadolu Agency ka kontaktuar me drejtuesit e Spitalit Obstetrik –Gjinekologjik në Tiranë, “Koço Glozheni”, për të mësuar trendet më të fundit të emrave të fëmijëve të sapolindur. Ka një prirje për të vendosur emra të tillë si Besjon, Jon për gjininë mashkullore dhe Besjona, Jona për vajzat. Gjithashtu janë shtuar emrat Valbona. Emrat kanë një ndërthurje dhe shpesh vendosen edhe nga bashkimi i emrave të prindërve.

– Nikola emri më në trend tashmë prej dy dekadash në Serbi –

Sipas librit të fundit për emrat dhe mbiemrat më të përdorur, të publikuar nga Zyra Shtetërore e Statistikave të Serbisë, emri më i zakonshëm për djalë në Serbi për njëzet vjet ishte Nikola, pasohet nga Luka, Stefan, Marko, Llazar, Aleksandar, Filip, Jovan, Nemanja, Milosh dhe Dushan. Në dy dekadat e fundit, në Serbi vajzat më së shumti i emërojnë Milica, Anxhela, Jovana, Ana, Teodora, Katerina, Maria, Sara, Anastasia dhe Aleksandra.

Sa i përket Malit të Zi, dominojnë disa emra. Sipas shifrave zyrtare, djemtë zakonisht i emërojnë: Nikolla, Marko, Millosh, Milan dhe Petar. Nga ana tjetër, prindërit e vajzave zakonisht u japin emra: Milica, Jelena, Maria, Milena dhe Ivana.

– Muhamed emri më i popullarizuar në Britani të Madhe –

Po të shkojmë pak më larg do të vërejmë disa risi mbi emrat e fëmijëve në Britani të Madhe. Këtu të dhënat tregojnë se emrat më të popullarizuara janë Muhamed dhe Sofia për 2014. Sipas gazetës “The Guardian”, duke u mbështetur në informacionin e portaleve BabyCentre, emri Muhamed është emri më popullor për djem fëmijë në Britaninë e Madhe këtë vit.

Pas emrit Muhammed, emrat më të njohura për djem në Britani të Madhe për këtë vit janë Oliver, Jack, Noah, Jakob, Charlie, Harry, Joshua, James dhe Ethan. Në listën e vajzave kryeson emri Sophia, e ndjekur nga Emily, Lily, Olivia, Amelia, Isla Isabella, Ava, dhe Chloe. Sofia gjithashtu është emri i popullarizuar për femër në 2014 edhe në vende tjera si në SHBA, Brazili, Spanjë dhe Rusi./AA/

Lajme të ngjashme

Back to top button