Ligjet që i ofendojnë mjekët

Kontrollet elektronike për mjekët në objektet shëndetësore do të përfundojë njëjtë si edhe ligjet e tjera të kësaj qeverie që i ka përgatitur për shëndetësinë, thonë mjekët. Ata vlerësojnë se këto ndryshime janë qesharake dhe ndikojnë në integritetin e mjekëve.

Me vendosjen e sistemit informative në shtëpitë shëndetësore, Ministria e shëndetësisë do të kryejë kontrolle elektronike për ardhjen dhe ikjen nga puna të punëtorëve dhe evidentimin e tyre për prezencë në ambulancë, salla të operacioneve dhe vende të tjera.

​Këto janë parashikuar në ndryshimet e fundit në Ligjin për mbrojtje shëndetësore për të cilin Komisioni për shëndetësi konstatoi se është i pranueshëm.

Mjeku Nikolla Panovski nga fakulteti i mjekësisë thotë se aktualisht në të gjitha shtëpitë shëndetësore ekziston evidence për pranin e mjekut, ndërsa për ndjekjen e mjekëve gjatë punës, thotë se juristët duhet të tregojnë se sa kjo është e ligjshme dhe kushtetuese.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button