Shkup, shtëpitë në Gazi Babë ditë të tëra pa rrymë!

Banorët e rrugës Jajce në lagjen e Gazi Babës që bie nën komunën e Çairit ankohen për ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike.

Ata fajësojnë EVN-në që nuk reagon me kohë dhe se disa shtëpi kanë ngelur tre ditë të tëra në errësirë dhe në të ftohtë.

“A ka dikush që e mbron këtë popull të mjerë. Në lagjen Gazi Babë të jem më i saktë në rrugën Jajce prej 31 nga ora 11 paradite nuk ka rrymë. Dmth 36 orë jemi pa rrymë. Kjo nuk mund të ndodh askund përveç se te ne shqiptarët”, shkruan në faqen Duam Çair të Pastër, banori Sajdi Avdiu.

Ai kërkon që ky mjerim të përfundojë sepse mu në ditët më të ftohta të dimrit, shumë familje ngelen në të ftohtë.

“Ka fëmije, pleq ,të sëmurë që po kalojnë këto net të ftohta pa rrymë e pa ngrohje. Dua të pyes se a ka ndonjë mënyrë se si me ndihmu këtë popullatë prej këtij mjerimi? “, shtoi Avdiu.

Nga EVN mohojnë që nuk ka pasur rrymë plot 36 orë në këtë lagje, gjegjësisht në rrugën Jajce, duke thënë që probleme ka pasur por mungesa e energjisë elektrike nuk ka zgjatur kaq gjatë.

“ Bëhet fjalë për më shumë rrugë të Gazi Babës të cilat shtrihen në një pjesë të madhe në këto vendbanime. E njëjta furnizohet nga pesë trafostacione, ku secila prej tyre një apo dy me furnzim të tensionit të ulët. Bëhet fjalë për trafostacionet: 1. Lirija 2 (320) 2. Lirija 3 (1068) 3. Gazi Baba 2 (340) 4. Gazi Baba 4 (693) 5. Gazi Baba 7 (1245) . Fillimisht s’është e vërtetë që nuk ka pasur rrymë 36 orë. Së dyti, ka defekte të shumta për shkak të mbingarkesës nga koha e keqe dhe reshjet e borës. Së treti kemi djege të siguresave të cilat po mënjanohen nga ekipet tona në një afat kohor të shpejte. Djegiet janë të shpeshta por ato po mënjanohen, menjëherë kur po marrim informacion për shkëputje nga rrjeti! Një lidhje e tille ndodhe në momentin kur mbingarkohet rrjeti. Ekipet tona janë në terren”, tha Vlera Gjakova, zëdhënëse e EVN-së.

Ajo shtoi se në tërë Maqedoninë ka probleme të shumta me rrymë shkaku i motit të keq që mbizotëroi këto ditë.

“Pika kritike me energji elektrike ka ende në rajonin e Strugës dhe të Dibrës. Ekipet e EVN-së intezivisht janë duke punuar që t’i sanojnë edhe këto defekte. Në rajonin e Strugës në lidhjen mes Lukovës dhe Jabllancës, ku shtyllat janë vështirë për qasje. Më kritike janë fshatrat në rajonin e Dibrës, në zonën e Rekës që bën lidhjen nga Zhirovnica deri tek ura e Boshkovës. Në këto pika kritike gjithçka është shkatërruar nga rrjeti distributiv, dhe largpërçuesi i 35kW dhe largpërçuesi i 10kW. Në këtë lëvizje është duke u bërë lidhje e re, ku vetëm për një ditë janë ngritur 12 shtylla krejtësisht të reja të largpërçuesit, por dy shtyllat që bëjnë lidhjen mes liqenit të Dibrës janë rrëzuar nga era dhe bora, ku së bashku me përçuesin kanë rënë në liqe”, tha Gjakova.

Ndërkaq rreth 5 mijë banorë të 15 pjesëve rurale dhe disa restorante dhe hotele në Prespë, paralajmërojnë ngritjen e padisë kundër EVN-së, pasi tashmë pesë ditë, sipas tyre, nuk kanë energji elektrike me çka kanë pësuar dëme të mëdha, ndërsa Vitin e Ri e kanë pritur me dritën e qirit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button