Gjigantët e Premierligës “luftë” pas Pepes

Gjigantët e Premierligës, Manchester United dhe Manchester City, kanë nisur një garë të “nxehtë” për t’i siguruar shërbimet e mbrojtësit të Real Madridit, Pepe.

Është e përditshmja Marca, gazetë kjo e afërt me Realin, që shkruan rreth interesimit që kanë skuadrat angleze për portugezin.
Pepe, nën urdhrat e Carlo Ancelotti, është duke kaluar njërin ndër sezonet më të mira në karrierë, ndërsa paraqitjet e Pepes, kanë shkelur syrin e skuadrave nga Premierliga.
31 vjeçtari Pepe, ka kontratë me Realin deri në vitin 2016.

Lajme të ngjashme

Back to top button