Përdoruesit e telefonëve Samsung janë më të kënaqur se ata të një iPhone

Festat e fundvitit mund ti kenë sjellë Apple dhe iPhone fitim dhe avantazh ndaj telefonëve Samsung ( janë shitur tre iPhone për çdo telefon Samsung), por ata që zotërojnë një smartfon Samsung duket të jenë më të lumtur.
Sipas të dhënave që vinë nga Indeksi i Kënaqësisë së Konsumatorëve vërehet një kënaqësi më e madhe tek ata që kanë një telefon Samsung. Në 2014, Samsung shënoi 81 pikë në këtë anketë, ndërsa Apple vetëm 79. Kjo përbën një rritje prej 6 pikësh krahasuar me 2013 për Samsung ndërsa Apple humbi 3 pikë.

Vitin e shkuar Apple kryesonte këtë listë me 81 pikë ndaj 76 pikë të Samsung. Por pse ka ndodhur ky ndryshim? Telefonët me ekran më të madh, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus mund të jenë shkaktarët e kësaj rënie. Madje edhe fushata “BendGate” (përthyerja e iPhone 6 Plus) ka përkeqësuar më tepër gjendjen. Njerëzit po ankoheshin për shtrembërimin e iPhone 6 Plus thjesht duke e vendosur në xhepat e tyre.

Nga ana tjetër analisti i BussinesInssider, Steve Kovach, e quan Galaxy Note 4 si telefonin më të mirë që Samsung ka ndërtuar ndonjëherë. Gjithashtu edhe telefoni Samsung Galaxy S5 ka ekranin më të mirë që mund të këtë një smartfon i ditëve tona. Prandaj edhe pse Samsung pati një vit të vështirë, në fund të fundit, doli më mirë se Apple në indeksin e kënaqësisë së konsumatorëve. /PCWorld Albanian/

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Une kam bler nje iphone 6 ekam pagu Me pare dore 700 euro vetem nje vit Garancion edhe ai Garancion asht vetem ne qofse del i prisht seqe te bjen Toke apo uje ska GARANCION !
    Sa i perket Iphone 6 une jam i knaqur Punon teper shpejt Kameren eka Pre Telefonave Mobile ma te mir Bote edini edhe ju vet se qfare Funksioni Shum llojshme ka.
    Ne shtepi e perdori me Apple Tv lidhet shumm shpejt dhe permes iphone 6 qka shikoj You Tube i shikoj Televizor dhe sduhet me prit ma shume se 3 sekonda i qel Faqet meniher une jam i gzushem shumm me iphone 6
    Une Punoj ne Baushtell-Ndertimtari per me bajt pak teli asht i madh per gjep e perdori me nje qant Lkures Bugatti dhe palohet shum mir me ate qant dhe foli pa e hapur qanten qanta ika bira e ndegjimit per ta ni dhe per te fol,porsa i perket Iphone 6 qe thehet asht e palogjikshme dhe rren asht
    Per qdo dite e perdori ne Ndertimtari pune iphone 6 dhe nuk arsye te thehet e tjerqka asht ti qe e shtramon me dor me kejt fuqin normal qe stramohet iphone 6 na skemi me luftu me Telefona e mi Testu cili po thehet cili spo thehet
    Nuk ka shanca te shtramohet vet iphone 6 apo qe e man gjep dhe ules karrik nuk shtramohet kjo asht rren
    Ju kisha Lut ai qe ka mundsi Le ta Blej Iphone 6 pa plus juLutem blene se asht Prefekt ska vrejte.
    E falenderojm Apple qe na solli nje Special iphone 6
    Me respekt Besnik _München.

Back to top button