Maqedoni, temperatura deri -19, më ftohtë në Tetovë

Temperatura minimale deri në ­ 19 gradë janë matur mbrëmë në Maqedoni. Më së ftohti ka qenë në Tetovë, ndërsa më ngrohtë në Gjevgjeli.

Sipas Drejtorisë për punë Hidrometeorologjike, në Tetovë janë matur ­-19 gradë, në Manastir dhe Berovë- ­18, në Prilep ­-17, në Shkup (Petrovec) dhe Mavrovë ­-16, në Krushevë ­ -15, Shkup (kodra Zajcev) dhe Demir Kapi -­13, në Kumanovë, Pretor dhe Vinicë ­-12, në Ohër dhe Shtip ­-11, në Strumicë -­10, Dojran ­ -6 dhe Gjevgjeli ­-4.

Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe i ftohtë me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e dobët në të matur nga veriu. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej -­6 deri në -3 gradë.

Në Shkup mot të ngjashëm me temperatur deri në ­-1 gradë.

Më së shumti borë ka në Anet e Mavrovës 62 centimetra, Pozharane 40 centimetra, Krushevë 39, Topolçani 28, Ohër 24, Tetovë 21, Gjurishte 19, Pretor dhe Manastir 18, Prilep 12, Shkup 9, Berovë 4 dhe Demir Kapi 1 centimetër.

Për nesër pritet rritje të temperaturës, ndërsa nga e diella nga veriu do të lëshohet një tjetër valë e ftohtë me erë të fortë nga veriu, reshjet kryesisht me borë, por me intensitet të ulët. Deri të mërkurën do të mbajë mot stabil, i thatë dhe i ftohtë me temperatura të mëngjesit nga -­13 deri në ­-5, ndërsa ato të ditës nga ­ -4 deri 3 gradë.

Lajme të ngjashme

Back to top button