Apeli për të shpëtuar një tjetër anije në brigjet italiane

Rojet bregdetare italiane thonë se një tjetër anije mallrash me të paktën 400 emigrantë në bord po I drejtohet brigjeve italiane.

Anija “Ezadeen” me flamur Sierra Leona nuk ka ekuipazh në bord.

Rojet bregdetare I thanë BBC-së se një prej anijeve të tyre po I vjen në ndihmë anijes në fjalë.

Rreth 1000 emigrantë shpëtuan nga një anije tjetër e cila u gjet e braktisur nga ekuipazhi javën e kaluar.

Rojet bregdetare thanë se dallgët dhe moti i keq e bëjnë të vështirë drejtimin e anijes 73 metra të gjatë e cila ndodhet rreth 40 milje larg brigjeve juglindore të Italisë.

Alarmi u dha nga një emigrant i cili ndodhej në anije dhe kishte arritur të kontaktonte me radio: Jemi pa ekuipazh dhe po drejtohemi drejt brigjeve italiane dhe nuk kemi asnjë që të na drejtojë”

Mësohet se anije është regjistruar në emër të një kompanie libaneze por është marrë nën kontrollin e trafikantëve./Oranews.tv/

Lajme të ngjashme

Back to top button