Gjithsejtë 2.549 persona nga Maqedonia shfrytëzojnë pensione australiane

Gjithsejtë 2.549 persona nga Maqedonia janë shfrytëzues të pensioneve nga Australia.

Sipas konsullit maqedonas të nderit Zoran Qoseski, ky numër rritet çdo vit. Ai këto ditë ka biseduar me autoritetet australiane për çështje sociale dhe me ministrin për emigracion dhe i ka informuar ata se sa shtetas maqedonas janë shfrytëzues të pensioneve australiane.

Gjatë bisedimeve është theksuar se gjatë 6 muajve të kaluar, 4.897 shtetas Australian kanë vizituar Maqedoninë si turist, ndërsa në Australi kanë qëndruar 205 shtetas nga Maqedonia me vizë studentore dhe 56 persona me vizë pune.

Nga Maqedonia janë marrë 1.717 aplikacione për vizë turistike për në Australi nga të cilët 1.502 janë miratuar për qëndrim në kohëzgjatje prej 3 muaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button