Arrestohet në Kumanovë Avni Zeneli i akuzuar për vrasje

Duke iu referuar burimeve policore, Press24 shkruan se është arrestuar në Kumanovë Avni Zeneli 46 vjeçar.

Siç njoftohet, bëhet fjalë për një person mjaftë të kërkuar  i cili akuzohet për vepra të ndryshme kriminale duke përfshirë dhe vrasje. Në mungesë është gjykuar me burgim të përjetshëm dhe është kërkuar me fletarrest ndërkombëtarë. Ndër veprat që i ngarkohen atij është edhe vrasja e biznesmenit nga Gostivari në Çair në nëntorin e  kaluar.

Policia e konfirmon informacionin, por nuk jep detaje.

Lajme të ngjashme

Back to top button