Në Shkup 17 aksidente në dy ditët e fundit

Gjatë dy ditëve të fundit në rajonin e qytetit të Shkupit nga ana e policisë së komunikacionit është kryer kontroll i gjithsej 17 aksidenteve.

Të mërkurën më 31 dhjetor, është kryer kontroll i gjithsej tetë aksidenteve. Prej tyre, gjashtë janë me pasoja të dëmit material dhe një me pasojë të lëndimit trupor në të cilën lëndime më të lehta ka marrë një shofer.

Ka ndodhur edhe një aksident në të cilin lëndime të rënda trupore ka marrë një shofer i automjetit motorik vozitës.

Mbrëmë është kryer kontroll i i gjithsej nëntë aksidenteve. Prej tyre, pesë janë me pasoja të dëmeve materiale dhe tre janë me pasoja të lëndimeve trupore në të cilin më pak është lënduar një shofer i automjetit motorik vozitës, gjashtë bashkëudhëtarë dhe një këmbësor.

Ka ndodhur edhe një aksient në të cilin lëndime të rënda trupore ka marrë një këmbësor.

Në dy ditët e fundit nga ana e policisë së komunikacionit janë zbuluar dhe sanksionuar katër shoferë të cilët kanë vozitur nën veprim të alkoolit dhe ato janë përjashtuar nga komunikacioni, tetë shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, katër shoferë të cilët nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve në vendkalimet e shënuara për këmbësorë, si dhe dy shoferë të cilët nuk i kanë respektuar shenjat e ndritshme të komunikacionit në udhëkryqe.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” gjatë këtyre dy ditëve nga ana e policisë së komunikacionit janë larguar tre automjete të cilët e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

Për sot nuk ka paralajmërim për ngjarje të jashtëzakonshme me çka pritet komunikacioni të zhvillohet rrjedhshëm edhe sipas rregullores ekzistuese të komunikacionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button