Moti i ftohtë dhe me erë

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore veçanërisht në pjesët malore. Temperatura e ditës do të jetë nga minus 5 deri në tre gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i vranët i ndryshueshëm, me erë të dobët veriore dhe temperaturë prej minus 14 gradë deri në minus një gradë.

Nesër pritet rritje e temperaturës, prej minus 12 deri në minus 4 në orët e mëngjesit deri në tetë gradë gjatë ditës.

Të diellën do të ketë vranësira të reja me reshje të shiut në vende të ulta dhe borë në vende të larta.

Reshjet e shiut kah fundi i ditës do të shëndrohen në borë edhe në vende të ulta. Do të fryjë erë e matr nga veriu. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizinë nga minus gjashtë deri në një, ndërsa ato të ditës prej një deri në shtatë gradë Celsius.

Nga e hëna pritet përsëri ulje të temperaturave.

Lajme të ngjashme

Back to top button