Heroi kosovar rrezikon jetën për italianin

Një djalosh 27-vjeçar nga Kosova e ka kaluar natën e vitit të ri në spital. Atje kishte përfunduar pas aktit heroik të tentim-shpëtimit të një personi në Venezia të Italisë.

Një i moshuar po mbytej tek lumi në afërsi të Kishës Tolentini. Edhe pse shumë njerëz e panë se italiani i moshuar po mbytej, vetëm kosovari u hodh në ujërat e akullta në përpjekje për ta shpëtuar.

Për të mos humbur kohë, ai nuk nxori nga xhepi as telefonin as kuletën. Fatkeqësisht, i moshuari vdiq kurse kosovari refuzoi të marrë shpërblim nga miqtë e tij për rrezikun nëpër të cilin kaloi në përpjekje për ta shpëtuar.

Për shkak të hyrjes në lum në temperatura të ulëta, kosovari përfundoi në spital ku edhe e kaloi Natën e Vitit të Ri, dhe pas kujdesit intensiv u lirua sot në mesditë. /koha/

Lajme të ngjashme

Back to top button