Sarajevë, “Mbrëmja Kur’anore” mbledh një numër të madh të rinjsh në xhaminë Muslihudin

Në kuadër të manifestimit të dhjetë fetaro-kulturorë “Selam, ja Resulallah-Ditët e të dërguarit të Allahut” e cila vijon, këtë mbrëmje në xhaminë e Muslihudinit në Sarajevë, realizohet “Mbrëmja Kur’anore”, raporton Anadolu Agency (AA).

Manifestimi tradicional “Mbrëmje Kur’anore” realizohet nën patronazhin e Mexhlisit të bashkësisë Islame në Sarajevë në bashkëpunim me qendrën e të rinjve ‘Hrasno’. Sipas muezinit të xhamisë, Bilal Efendiç, mbrëmjet Kur’anore organizohen prej vitesh me radhë në ditët e muajit dhjetorë.

“Ky është një manifestim me rastin e vitit të ri, ku mblidhen të rinjtë. Manifestimi më herët mbahej në xhaminë “Careva (Mbretërore)”, pasi këtë vit kjo xhami rindërtohet dhe rinovohet, manifestimi mbahet këtu” tha përpos tjerash muezini i xhamisë në bisedë për AA.

“Çdo vit të ri mbahen mbrëmje Kur’anore këtu në Sarajevë. Arsyeja për këtë është që rinia të mos shkojë në amoralitet. Prandaj këtu organizohet mbrëmje Kur’anore. Vërehet interesim i madh tek të rinjtë e organizojnë për këtë. Shumica e tyre janë nxënës dhe hafiz deri 30 vjeçarë”, tha Efendiç.

Programi i sotëm u ndoq nga një numër i madh hafizësh, ndër të tjera edhe pesë lexuesit më të mirë të Kur’anit në BeH, hafiz Abdusamed Podojak, hafiz Davudit Efendiç, hafiz Bajro Deliç, hafiz Harris Çorbo, hafiz Osman Soyman, Behai Zeheroviç. Ligjëratën kryesore e mbajti krye imami i Mexhlisit të bashkësisë islame në Sarajevë Ferid Dautoviç, ndërsa kjo natë u zbukurua edhe me këndimin e ilahive të interpretuara nga kori “Derman”.

Manifestim i karakterit fetaro-kulturorë, ditët e të Dërguarit të Allahut ”Salam Ya Rasul Allah” filloi më 26 dhjetor, në kuadër të së cilës deri më 23 janar do të mbahen në një numër programesh, ligjërata, ekspozita, mevlude.

Lajme të ngjashme

Back to top button