Fëmijët palestinezë “zbukuruan” rrënojat

Ndërkohë që pjesa më e madhe e botës kaloi mbrëmë një “natën e paharruar” me bollëk ushqimesh dhe pijesh për të festuar vitin e ri, fëmijët palestinezë shënuan hyrjen në vitin e ri 2015 me mënyrën e vet.

Palestinezi Muhamed Nejjar në qytezën Shujaiyye stolisi rrënojat e tij me drita që dikur quhej shtëpi. Ndërsa edhe ai vetë vuri në dukje se kjo është bërë në mënyrë për ta tërhequr vëmendjen e të gjithë botës dhe komunitetit ndërkombëtar për vuajtjet nëpër të cilat po kalon Palestina dhe populli i saj.

Pas ofensivës së fundit izraelite në korrik 2014 kur nga bombat dhe granatat u vranë më shumë se dy mijë palestinezë në Rripin e Gazës.

Ky veprim i Muhammedit ngjalli tek më të vegjlit shumë  interes. Fëmijët kurioz u mblodhën rreth rrënojave të dekoruara.

“Më këtë doja të thosha gjithashtu se shumë njerëz në Gaza mbetën pa kulm mbi kokë,” shpjegon palestinezi Muhammed Nejjar. /AA/

Lajme të ngjashme

Back to top button