fbpx

Sallata “ruse”, ja çfarë nuk dinit për të

Ndonëse të gjithë e njohim si sallata ruse, ajo nuk është shpikur nga rusët, por nga një francez.

Madje gazeta “Washington Post” shkruan se jo të gjithë e gatuajnë sipas kësaj recete, e cila është receta e saj origjinale.

E njohur ndryshe me emrin sallata Olivier, në thelb të saj qëndron prerja e të gjithë përbërësve në mënyrë të barabartë në formë kubike. Receta e vërtetë, që daton prej shekullit të XIX, kërkon një lloj sallami me ngjyrë trëndafili dhe me pak shije tymosjeje, ose sallam viçi të cilësisë së lartë.

Sipas një shefi kuzhine të një restoranti në Uashington, rëndësi të veçantë ka majoneza e shtuar, e cila nuk duhet të jetë diçka e blerë kalimthi në supermarket. Sipas kuzhinierit, shija e saj ka qenë më e mirë atëherë, sepse majoneza përgatitej vetë, ndaj ai shton se majoneza në kushte shtëpiake është edhe më e shëndetshme.

Duke mos harruar edhe dekorin, sallata ruse është mirë të serviret menjëherë pas përgatitjes për një shije edhe më të mirë!

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close