Low: Duhet të gjejmë motivime të reja

Joachim Low ka deklaruar se Gjermania duhet të gjejë motivime të reja në mënyrë që të fitojë Europianin “Francë 2016” pasi fitoi Botërorin e Brazilit.

“Kemi arritur majën. Jemi kampionë bote dhe kryesojmë renditjen botërore prej një viti. Duhet të ruajmë bazën që kemi, por në të njëjtën kohë duhet të gjejmë gjëra të reja për të pasur sukses në vitin 2016”, tha trajneri i Gjermanisë në një intervistë për ‘DPA’.

54-vjeçari shtoi: “Titujt e së shkuarës nuk vlejnë për të ardhmen. Duhet të shohim para dhe të gjejmë motivimin për t’u përmirësuar më tej në disa aspekte të caktuara. Kjo është detyra që na pret.”

Lajme të ngjashme

Back to top button