Sulmohet me bombë policia në Stamboll

Oficerët e policisë të cilët bëjnë roje para Pallatit Dolmabahçe në Stamboll sot ishin shenjestër e sulmit me bombë, raporton Anadolu Agency (AA).
Pasi që bomba nuk eksplodoi sulmuesi tentoi të hap zjarr në drejtim të policisë para pallatit Dollmabahçe, rezidenës së përkohshme të presidentit e cila ndodhet jolarg ndërtesës së Zyrës të kryeministrit në Stamboll.
Me këtë rast, pjesëtarët e policisë të cilët ndodheshin aty, fillimisht paaftësuan sulmuesin dhe më pas edhe e arrestuan.
Sulmuesi u dërgua në stacionin e policisë ndërsa trafiku në këtë pjesë të qytetit ishte bllokuar.
Ekspertët për çaktivizimin e mjeteve shpërthyese reaguan shpejt dhe çaktivizuan bombën e cila ishte hedhur më herët përpara pallatit.
Përndryshe, sulmi është kryer nga një anëtar i organizatës ilegale majtiste që ka dosje në polici. Pas përfundimit të hetimeve të policisë trafiku ishte zhbllokuar.