Tre moshat vendimmarrëse më të rëndësishme

29, 39 dhe 49 janë moshat ne te cilat njeriu bën zgjedhjet me te rëndësishme për jetën e tij. Ne këtë përfundim ka arritur një studim i Universitetit te Kalifornisë ne SHBA.

Studimi është postuar edhe ne revistën shkencore te specializuar “Proceedings of the National Academy of Sciences”.
Po perse janë pikërisht këto momentet kur njeriu është i shtrënguar ne një fare mënyrë te beje zgjedhjet e tij.

Sipas kërkuesve qe janë marre me këtë studim, kjo ndodh pasi moshat e mësipërme përbejnë gjithashtu momentet kur njeriu ndodhet përpara fazave te reja ne jetën e tij. Te ndodhur përpara dekadave te reja ne jetën e tij, njerëzit përgjithësisht shtrojnë pyetje te rëndësishme përpara vetes. Ne këto momente ata janë te detyruar te ndërmarrin deri edhe ne vendime dhe zgjedhje “drastike” qe përfshijnë te gjitha fushat e jetës, ato qe lidhen me punën, ndjenjat, jetesën, familjen. Sipas kërkuesve, moshat me numrin “9” përbejnë momentet kur madje njerëzit tradhtojnë edhe me lehte, divorcohen, lenë cigaren dhe bëjnë gjera për te cilat nuk kishin menduar me pare.

Gjithsesi, për te arritur ne këto përfundime, kërkuesit amerikane kane analizuar sjelljet dhe deklaratat e përdoruesve te një prej sit-eve me te njohura te takimeve online, dhe kane vene re se me shume se 950 mije prej tyre kishin pikërisht moshat 29, 39, 49 dhe 59 vjeç.

Kërkuesit me tej theksojnë se edhe zgjedhjet me te vështira dhe drastike bëhen pikërisht ne këto mosha. Analizimi i te dhënave për vetëvrasjet nga “Centers for Disease Control”ka nxjerre ne dukje se mes personave me moshe nga 25 deri ne 64 vjeç, tendenca për vetëvrasje është me e madhe pikërisht ne moshat qe korrespondojnë me vitin e fundit përpara nisjes se një dekade te re.

Lajme të ngjashme

Back to top button