5 këshilla për tu dobësuar në dimër

Te dobësohesh ne dimër është një gjë pothuajse e pamundur. Pamundësia për te dale dhe lëvizur lirshëm si dhe mungesa ne një fare mase e ushqimeve relativisht me te lehta janë dy prej arsyeve qe favorizojnë këtë gjë.

Megjithatë, për ata qe duan me çdo kusht qe te dobësohen edhe gjate muajve te dimrit, me poshtë janë disa këshilla te rëndësishme qe mund t’i keni parasysh.

1.    Djegia e kalorive ne te ftohte. Përgjithësisht organizmi i njeriut shpenzon kalori edhe për te mbajtur konstante temperaturën e tij trupore. Mesatarisht sasia e kalorive qe përdoren për këtë qellim është rreth 1200. Metabolizmi asimilon lehtësisht nxehtësinë prej ushqimeve te ngrohta, ndërsa për te asimiluar ato me temperature me te ulet i duhet te djege me shume kalori. I njëjti mekanizëm vepron edhe ne rastet kur njeriu është i detyruar te qëndrojë ne mjedise me te ftohta. Ndaj këshillohet qe edhe temperatura e mjedisit te mos mbahet ne nivele te larta. Kjo do te stimulonte organizmin për te djegur me shume energji.

2.    Pini çaj jeshil për te ulur maksimalisht mbajtjen hidrike ne inde. I ftohti i dimrit ul nevojën e marrjes se lëngjeve dhe favorizohet mbajtja e ujit ne inde për shkak edhe te mungesës se djersitjes. Ne pranvere gjithnjë rrezikohemi nga mundësia qe te përballemi jo vetëm me disa kile me shume ujë ne trup, por edhe me fenomene te shtuara te celuliteve, këmbëve te fryra dhe te tjera probleme qe lidhen kryesisht me estetiken e gjithsecilit. Te gjitha këto janë te lidhura pikërisht me mbajtjen e ujit ne inde. Për këtë arsye këshillohen qe te pihen sa me shume lëngje me vlera diuretike dhe ne këtë rast ne vend te pare qëndron pikërisht i dashuri dhe i bekuari çaj jeshil.

3.    Qëndroni larg ashensorëve. Njihet fakti qe gjate dimrit përgjithësisht bie edhe dëshira për te frekuentuar palestrat. Për këtë arsye këshillohet qe çdo njeri te përpiqet për te gjetur mënyra te tjera alternative për te kompensuar këtë mangësi te rëndësishme. Ne këtë rast, shmangia e ashensorëve dhe mënyrave te tjera dembele te lëvizjes do te ishte një këshillë e vyer për këdo qe është i/e interesuar për tu dobësuar dhe bere lëvizje fizike.

4.    Vetëm çokollata fondente. Gjate dimrit, dhe veçanërisht ne periudhën e Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri, dorëzohemi me lehtësisht përpara tundimit për te shijuar veç te tjerave edhe çokollatat. Ne këtë rast përjashtim mund te behet vetëm për ato te zeza duke qëndruar sa me larg atyre me qumësht dhe sidomos atyre te bardha.

5.    Vetëm produkte integrale. Gjate dimrit ne fakt organizmi ka me shume  nevoje edhe për ushqime qe janë te pasura me karbohidrate. Ato na ndihmojnë edhe për tu ngrohur, por edhe për te ushqyer me mire trurin. Por këshillohet qe te shmangen sa me shume karbohidratet e rafinuara, duke u orientuar vetëm ndaj atyre integrale qe janë gjithashtu me shume te pasura edhe ne fibra te domosdoshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button