Këngët më të mira të vitit 2014 (VIDEO)

BBC ka bërë një përmbledhje të këngëve më të mira të vitit 2014. Edhe ky vit në skenën muzikore nxorri artistë të rinj e ktheu në vëmendje dhe artistë më të vjetër. Në këtë listë mund të gjeni këngën më të shkarkuar të të gjitha kohërave “Happy” të Pharell Williams dhe këngën super romantike të John Legend “All of me”.



Në këtë listë nuk mungon as artisti britanik Sam Smith, i cili këtë vit me albumin e tij “In the lonely hours” bëri boom në industrinë muzikore në mbarë botën. Ai në këtë listë gjendet me këngën “Stay with me”. Mary J Blige më këngës “Therapy”, shëruese për zemrat e thyera, sic e quan ajo, është në mesin e këngëve më të mira për këtë vit.

Ylli i vërtet i muzikës pop, Taylor Swift, që dikur ishte ylli i muzikës kantri, tani ka goditur muzikën me këngën e saj “Shake it off”, e cila së bashku me këngën e Benjamin Booker “Have you seen my son”, përbëjnë listën e këngëve më të mira për vitin 2014 të përpiluar nga BBC.


Lajme të ngjashme

Back to top button