Sela: Kemi të bëjmë me shtet nacist

Komuna e Strugës në krye me Ziadin Selën është ankuar nga Qeveria.

”Edhe pse e la Strugën pa asnjë ndihmë në këto ditë të vështira ku gjysma e qytetarëve të saj janë tash e ca ditë pa rrymë dhe pa ujë. Duke lënë rrugët që ka në kompetencë të saj në barrë të Komunës së Strugës, duke u dërguar biznesit të Strugës inspektorë edhe në këto ditë fatkeqësie Qeveria e Maqedonisë edhe ditën e festës së ndërrimit të viteve i mori nga buxheti i Komunës së Strugës edhe 3.807.596 denarë. Ky akt i shëmtuar e nacist dhe ky gjest në fatkeqësi vetëm se tregon ftyrën e vërtetë të këtij shteti ndaj Strugës në përgjithësi dhe popullatës shqiptare në vecanti”, thonë nga Komuna e Strugës.

Lajme të ngjashme

Back to top button