Kaos në Seul: Për LG e ri vijnë me armë dhe thika

LG patjetër që duhet ta anulojnë promovimin e modelit të tyre të ri G2, pasi që në rrëmujën në Seul, janë lënduar më shumë se 20 njerëz. Shtatë prej tyre janë mbajtur në spital.

Gjegjësisht, LG ka ndarë vauçerë për smartfonin e ri në atë mënyrë që i ka varur ato në balona të mbushura me helium. Shumë nga të interesuarit për vauçerë janë armatosur me pushka ajrore dhe thika në mënyrë që t’i plasin balonat.

LG ka marrë përgjegjësinë për ngjarjen e tmerrshme dhe do t’i mbulojë të gjitha harxhimet për mjekimin e të lënduarve.

Lajme të ngjashme

Back to top button