Presidenti Ivanov vizitoi njësinë speciale të ARM-së

Kryetari i shtetit, dhe komandanti suprem i forcave të armatosura, Gjorgje Ivanov në ditë e parë të vitit të ri ka vizituar njësinë speciale të ushtrisë së Maqedonisë ‘ujqit” në kazermën Ilinden në Shkup. Ai ka qenë i shoqëruar edhe nga ministri i mbrojtjes.

Ivanov ka shprehur falënderimin ndaj pjesëtarëve të ARM-së për kontributin që japin për mbrojtjen e shtetit dhe vendosjen e paqes.

“Dëshirë e gjithë ushtarëve dhe oficerëve të ARM-së , është që përfundimisht Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-së”-tha Ivanov.

Lajme të ngjashme

Back to top button