fbpx

Arifi i dhuroi 40 mijë denarë foshnjës që lindi në Vitin e Ri

Në ditën e parë, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi qëndroi për vizitë në spitalin klinik të Tetovës, gjegjësisht në maternitetin e spitalit,me ç’ rast foshnjës së parë të lindur për këtë vit, respektivisht vogëlushes Bora i dhuroi një shpërblim në vlerën e 40 000 denarëve.

Gjatë qëndrimit në spital, Arifi poashtu zhvilloi edhe një bisedë me drejtorin e spitalit klinik të Tetovës Florin Besimi si dhe stafin mjekësorë të cilët mbrëmjen e djeshme ishin kujdestarë.

E veçanta e mbrëmjes së djeshme është fakti se për herë të parë nata e ndërrimit të moteve kaloi pa lëndime serioze për qytetarët dhe nga ky fakt u ndanë të kënaqur që të gjithë.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close