Nju Jork: Festim masiv me masa të shtuara sigurie

Qindra mijëra njerëz janë tubuar në Times Square në Nju Jork për festimin më të madh për Vitin e Ri 2015 në Shtetet e Bashkuara.

Manifestimi me një atmosferë të haresë e gëzimit është përshkruar me masa të shtuara të sigurisë. Disa orë para se sfera gjigante të binte në mesnatë, për ta shënuar ndërrimin simbolik të motmoteve, njësitë kundërterroriste u ishin bashkuar oficerëve të uniformuar, që ishin dërguar në Times Square.

Por, çdo gjë kaloi në mënyrë të qetë, raporton agjencia Reuters.

Zyrtarët kishin vlerësuar se turma e njerëzve që do të festonte në sheshin kryesor të Nju Jorkut, mund të arrinte në 1 milion vetë.

Sipas traditës, prefekti i Nju Jorkut, Bill de Blasio, e ka udhëhequr ceremoninë e rënies së sferës, duke e shtypur pullën e cila e ka aktivizuar uljen e saj.

Me manifestime të ndryshme, Viti i Ri është pritur edhe në shumë kryeqytete botërore, përfshirë Moskën, Berlinin, Parisin, Madridin, Londrën, Tokion, e të tjera./rel

Lajme të ngjashme

Back to top button