Shqipëri, fëmija i parë i 2015-s është … (VIDEO)

2015 erdhi me djalë. Në orën 00:01 ka ardhur në jetë fëmija i parë për këtë vit. Foshnja lindi ne maternitetin “Koço Gliozheni” në kryeqytet, ka një peshë 4 kilogramë e 150 gramë dhe gëzon shëndet të plotë.

Familjarët thonë se foshnja e lindur sot në mëngjes është fëmija i tretë i familjes. Sa i takon emrit, familjarët shprehen se ende nuk e kanë menduar se si do ta quajnë atë.

Ndërkohë në Elbasan foshnja e parë erdhi në jetë në orën 01:39. Edhe ai është një djalë. Sipas mjekëve foshnja gëzon shëndet të plotë dhe është i peshës 3 kg e 200 gramë./A1 Report/

Lajme të ngjashme

Back to top button