Mijëra persona në Shqipëri “festuan” në errësirë

Mijëra persona e kaluan natën e ndërrimit të viteve pa energji elektrike. Për të disatën ditë me radhë mijëra banorë në qarkun e Dibrës, Korçës dhe Kukësit, kanë kaluar orët e para të vitit në terr të plotë dhe në kushte ekstreme për shkak të motit të ftohtë me temperatura disa gradë nën zero, raporton Oranews.

Në qarkun e Dibrës komunat Martanesh dhe Ostren, Kalaja e Dodës dhe Lura janë pjesërisht pa energji elektrike. Komplet në terr janë komunat Trebisht dhe Zercan, ku kjo e fundit ka dy fshatra të thellë Tërnovë e madhe dhe Tërnovë e Vogël prej 10 ditësh pa energji elektrike. Janë 150 banorë të cilët nuk komunikojnë prej ditësh me qendrën, pasi edhe rrugët drejt këtyre dy fshatrave janë bllokuar nga bora. Akset nacionale janë të hapura, por si pasojë e ngricave në rrugë, qarkullimi bëhet më vështirësi vetëm me zinxhirë.

Ndërkohë edhe në Qarkun e Korcës, prej ditësh mijëra banorë kaluan ndërrimin e viteve në errësirë për shkak të dëmtimit të linjave elektrike nga moti I keq. Mungon energjia elektrike në komunën Voskopojë, Vithkuq, 3 fshtara në Mokër dhe një fshat me 2500 banorë në Lezhnicë të Pogradecit. Qarkullimi në akset kryesore dhe ato rurale bëhet vetëm më zinxhirë.

Në Qarkun e Kukësit ngricat kanë mbërthyer cdo pjesë të Kukësit, Hasit e Tropojës. Janë të hapura rrugët nacionale, por qarkullimi bëhet vetëm me zinxhirë. Në rrugën e Kombit, mjetet lëvizin ngadalë për shkak të akullit në rrugë. Ndërkohë disa fshatra janë pa energji elektrike

Në Lezhë, pa energji, komunat Kolsh, zejmen, shënkoll, blinisht, balldre dhe dajc. Për shkak të erës, fibrat e nënstacioneve elektrike kanë dalë jashtë funksionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button