Serbia merr sot kryesimin e OSBE-së, angazhimi kryesor kriza në Ukrainë

Serbia këtë vit do të kryesojë Organizatën për Siguri e Bashkëpunim Europian (OSBE). Përfaqësuesi i përhershëm i Serbisë në OSBE merr sot kryesimin e këtij trupi, ndërsa më 15 janar, në Vjenë, ku gjendet selia e organizatës, do të mbahet konferenca e parë e Këshillit të Përhershëm, e cila do të shënojë zyrtarizimin e fillimit të kryesimit serb.

Beogradi zyrtar thekson se angazhimi kryesor serb gjatë kryesimit të saj do të jetë kriza në Ukrainë. Serbia gjatë krizës së deritashme në Ukrainë ka luajtur më shumë letrën ruse se sa atë europiane. Udhëheqjen e OSBE-së për një viti Serbia e mori edhe me votën e Shqipërisë.

Mendohet me të drejtë se gjatë kohës së kryesimit të Serbisë në OSBE, Beogradi do të bëjë çmos që Kosovës t’ia mbyllë dyert në këtë organizatë, por edhe në organizmat tjerë evropianë, rajonalë e ndërkombëtarë.

Sivjet OSBE-ja shënon 40-vjetorin e Aktit Final nga Helsinki lidhur me të drejtat e Njeriut i cili nxiti fillimin e lëvizjeve kundër regjimeve komuniste në Europën Lindore./ BW

Lajme të ngjashme

Back to top button