Prej sot fillon zbatimi i Ligjit për mbrojtje dhe pengim të dhunës familjare

Parandalim më i madh, masa më efikase për mbrojtjen e viktimave nga dhuna familjare, si mënjanimi i kryerjes së dhunës nga shtëpia, precizim i të gjitha detyrimeve të institucioneve të inkuadruara, si dhe afatet, në të cilat duhet t’i ndërmarrin aktivitetet dhe masat për mbrojtje, koordinimi i tyre më i mirë, masa  përforcim ekonomik të viktimave të këtij lloji të dhunës, janë vetëm pjesë nga vendimet nga Ligji i ri për parandalim, mbrojtje dhe pengim të dhunës familjare, e cila fillon të zbatohet sot.

Ligji duhet të mundësojë respektim të dinjitetit dhe integritetit personal të viktimave të dhunës familjare, duke e trajtuar këtë problem si shkelje të të drejtave themelore të njeriut. Institucionet kompetente janë të detyruara të veprojnë urgjentisht dhe me përgjegjësi, është parashikuar edhe veprim inersektorial dhe koordinim.

Prej tani e tutje viktimat e dhunës familjare do të kenë prioritet në masat aktive dhe politikat për punësim që duhet të kontribuojë për përforcim më të shpejtë dhe më efikas dhe inkuadrim më të lehtë në tregun e punës, gjetje të punës përkatëse që të munden ekonomikisht të jenë të pavarur dhe të aftë që ta vazhdojnë jetën e tyre.

Janë parashikuar masa më të ashpra për kryerësit e dhunës familjare. Po qe se ekziston rrezik për shëndetin dhe jetën e viktimës ose të ndonjë anëtari të familjes pas denoncimit nga ana e policisë gjykata në afat prej 24 orëve duhet të sjellë masë të përkohshme për mbrojtjen e viktimës – largim të kryerësit të dhunës familjare nga vendbanimi. Ngritet edhe niveli i koordinimit të institucioneve dhe definimi i të gjitha kompetencave të institucioneve të përfshira në zbatimin e aktiviteteve për parandalim, mbrojtje dhe parandalim të dhunës familjare.

Me ligjin përhapet shtrirja e mbrojtjes edhe të viktimave të shfrytëzimit ekonomik, vërtetohen kompetencat e institucuoneve, të cilat janë përgjegjëse që të veprojnë në këto raste dhe përgjegjësia për denoncim të informacioneve për dhunë të kryer deri te stacionet policore ose qendrat për punë sociale.

Parashikohet që masat e përkohshme për mbrojtje t’i shqiptojë Gjykata Themelore rreth propozimit të Qendrës për punë sociale, përmirësohet rregullativa në raport me ngritjen e nivelit të masave të shqiptuara gjyqësore për mbrojtjen e dhunës familjare. Në këtë drejtim parashikohet gjobë prej 2.500 deri në 5.000 euro në kundërvlerë të denarit për mosrespektim të vendimit.

Gratë në Maqedoni përjetojnë më shumë dhunë nga burrat, ndërsa dhuna psikologjike dominon mbi atë fizike. Nga fillimi i vitit të kaluar deri në shtator janë regjistruar 694 raste, nga të cilat në 72,9 për qind të dhunës janë ekspozuar gra, 13,9 për qind burra dhe fëmijë dhe 13,1 për qind fëmijë. Në rastet e dhunës familjare janë vërejtur edhe dy vrasje dhe dy rrëmbime.

Lajme të ngjashme

Back to top button