Merkel: Gjermania mbështet refugjatët

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka bërë të ditur se Gjermania do të ndihmojë refugjatët e shumtë që kanë shkuar në këtë shtet për të kërkuar shpëtim. Ajo në fjalimin e saj të fundit për vitin 2014, ka theksuar se pasojë e shumë luftërave dhe konflikteve në mbarë botën, në Gjermani tashkë kanë shkuar shumë refugjatë, duke kërkuar kështu një jetë më të mirë.

“Aktualisht në Gjermani ka më shumë refugjatë se kurrë më parë, pas Luftës së Dytë Botërore. Shumë prej tyre kanë shpëtuar nga vdekja e sigurt. Është e vetkuptueshme që ne ndihmojmë dhe do të ndihmojmë njerëzit që kërkojnë shpëtim. Për Gjermaninë është një kompliment që fëmijët e njerëzve të përndjekur mund të rriten këtu pa frikë nga ekzistenca. Pavarësisht nga njerëzit që kërkojnë mbrojtje, migrimi është një fitim për të gjithë ne”, ka thënë ajo, raporton DW.

Merkel ka vlerësuar se viti 2014 e ka vënë Evropën para sfidave të papara deri tani, sa i përket përpjekjeve për zgjidhjen e konflikteve me mjete paqësore. Ajo po ashtu ka folur edhe për njësitë e terrorit të shtetit islamik ISIS, duke thënë se ky grup ka përndjekur gjatë vitit të kaluar në mënyrën më shtazarake, të gjithë njerëzit të cilët e kanë kundërshtuar atë, apo nuk i janë nënshtruar pushtetit të tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button