Nata e Vitit të ri relativisht e qetë për mjekët

“Në kontroll janë paraqitur 52 pcientë, nga të cilët nëntë të lënduar në rrahje, tre në aksidente trafiku, tre pacientë me lëndime nga kapsollat dhe dy pacientë me abdomen akut. Gjashtë prej këtyre pacientëve janë hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë lëshuar për mjekim shtëpiak”, deklaroi Çabukovska.

Njëri nga tre të lënduarit nga kapsollat, i lindur në vitin 1962, është mbajtur për kurim në spital dhe ka semi amputim në njërin gisht.

Sipas dr. Andrea Gavrillovska, traumatologe specialiste në Univesitetin klinik për traumatologji, mbrëmë ekipi kujdestar në këtë klinikë ka pranuar 56 pacientë.

“Gjatë mbrëmjes së vitit të ri në Qendrën urgjente kirurgjike ishte relativisht qetë. Gjatë natës së Vitit të Ri janë konrolluiar 56 pacientë. prej tyre, 15 kanë qenë lëndime nga aksidente, shtatë në sulme fizike dhe dy pacientë janë lënduar nga rrëzimet. Pjesa më e madhe e tyre janë lëshuar në mjekim shtëpiak, përveç tre të cilët kanë qenë me lëndime më të rënda. Dy janë mbajtur në Klinikën universitare për traumatologji dhe një në Klinikën universitare për kirurgji torakale. Nuk ka pacient në rrezik për jetën”, deklaroi Gavillovski.

Gjatë 24 orëve të kaluara Shërbimi për ndihmë urgjente mjekësore ka intervenuar tek 137 thirrje, nga të cilat vetëm 50 kanë qenë mbrëmjes së ndërrimit të viteve.

Gjatë mbrëmjes së vitit të kaluar nga ana e pikave kujdestare në Shtëpinë e shëndetit gjithsej janë realizuar 172 kontrolle.

“Vetëm në Gjorqe Petrov kemi lëndim nga një kapsollë të një fëmije të moshës 10 vjeçare, i cili është kujdesur nga ana e shërbimit kujdestar”, deklaroi drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit “Shën Naumi i Ohrit”, Tatjana Baevska Vuçkoviq.

Sipas saj, rekomandimet e mjekëve për mbrojtjen e qytetarëve kanë dhënë fryte. “Kjo ishte me të vërtetë një mbrëmje e qetë”, vlerësoi ajo.

Lajme të ngjashme

Back to top button