Fillon obligimi për posedim të pasaportave energjetike

Me fillimin e Vitit të Ri 2015 fillon edhe obligimi për posedim të pasaportës energjetike, gjegjësisht certifikatë për karakteristike energjetike të ndërtesës me të cilën dëshmohet se ndërtimi i përmbush kushtet për efikasitet energjetik të parapara me Ligjin prë energjetikë. Certifikatën do ta japë një person i autorizuar juridik dhe pa të ndërtimi nuk do të mund të vendoset në përdorim, ndërsa do të vlejë 10 vite.

Nga sot të gjithë subjektet që dëshirojnë të ndërtojnë objekt të ri do të jenë të obliguar të nxjerrin certifikatë për efikasitet energjetik. Me këtë, konsiderojnë përgjegjësit, do të vendoset kontroll i plotë në zbatimin e masave për efikaistet energjetik, duke filluar nga dokumentacioni projektues, e deri në finalizimin e objektit dhe dorëzimin e tij në përdorim.

Obligim që të posedojë pasaportë energjetike, në pajtueshmëri me Ligjin për energjetikë, do të kenë objektet dhe ndërtesat e reja, ndërtesat të cilat u janë nënshtruar rikonstruksionit të konsiderueshëm që, madje, nënkupton që vlera e përgjtihshme investuese e rikonstruksioni të jetë më e madhe se 25 për qind nga vlera e ndërtesës ose më shumë se 25 për qind nga sipërfaqja e izolimit të ndërtesës të jetë lëndë e rikonstruksionit, ndërtesa të cilat shiten, ndërtesa të cilat jepen me qira dhe ndërtesa që janë në pronësi ose janë blerë nga persona nga sektori publik ose janë ndërtesa me karakter publik.

Nga obligimi për posedim të certifikatës për efikasitet energjetik janë të liruar objektet individuale, ndërtesat e mbrojtura me akt të posaçëm për shkak të rëndësisë së tyre të posaçme arkitektonike ose historike, ndërtesat të cilat paraqesin trashëgimi e palëvizshme kulturore dhe tërësi.

Lajme të ngjashme

Back to top button