fbpx

Viti i Ri 2015, ja si u prit në disa qytete Evropiane (FOTO)

Me një atmosferë festive është shoqëruar ndërrimi i viteve edhe në disa qytete të Evropës. Kështu, në kryeqytetin italian ishin të pranishëm në festën e ndërrimit të viteve rreth 600 mijë vetë, të cilët morën pjesë në një koncert në Circus Maximus.

Po kështu në Venecia rreth 60 mijë njerëz përshëndetën ardhjen e 2015, si dhe vlerësuan spektaklin e fishekzjarrëve në ‘Riva degli Schiavoni’.Pavarësisht të ftohtit të akullt, në Athinë qindra njerëz kanë pritur ardhjen e Vitit të Ri nën meloditë e muzikës, ansambleve të Athinës dhe Kostis Maraveyas.

Sapo ora tregonte 00:00, një spektakël fishekzjarrësh ndriçuan qiellin e kryeqytetit grek, mbi shkëmbin e shenjtë të Akropolit.Mijëra njerëz u mblodhën në qendër të Londrës për të parë spektaklin e fishekzjarrëve për Vitin e Ri, festime këto që u mbajtën në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Turma të mëdha gjithashtu dolën në rrugë në Edinburgut dhe në Skoci për festimet e ‘Hogmanay’.

Viti i Ri 2015

13333

14444

Castillo de San Angelo con fuegos artificiales.

115555

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close