Ekipi i Zvicrës me më shumë shqiptarë se Maqedonia

Sonte Reprezentacioni i Maqedonisë në futboll, në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup do të zhvilloj ndeshje miqësore kundër Bullgarisë. Nga lojtarët shqiptar do të mungoj Muhamed Demiri shkaku i një intervenimi kirurgjikal, ndërsa në formacion do të paraqitet vetëm Agim Ibraimi, i cili po kalon një formë të mirë me ekipin e tij Maribor.

Edhe pse ndeshja është e karakterit miqësor, në kampin e Maqedonisë kërkojnë fitore ndaj bullgarëve, shkaku që të ngrisin moralin para ndeshjes së vlefshme për në eliminatoret e kampionatin botëror Brazil 2014, kur në shtator Maqedonia takohet me Skocinë.

Edhe kombëtarja e Shqipërisë do të luajë miqësore, ndërsa për kundërshtarë ka reprezentacionin e Armenisë. Trajneri i kombëtares shqiptare, italiani Xhani De Biazi ka thënë se do të bëjë disa eksperimente në funksion të dy takimeve eliminatore të fillim shtatorit me Slloveninë dhe Islandën. Ndeshja Shqipëri – Armeni luhet me fillim në orën 20:45 minuta në “Qemal Stafa”, në Tiranë.

Në kuadër të ditës që FIFA ka caktuar të luhen miqësore, ka dhe shume duele interesante, e ku do të veçojmë ndeshjen Itali – Argjentinë, ndërsa sipas informacioneve në dy kombëtaret do të mungojnë dy futbollistët më të mirë, italianët paraqiten pa Balotellin, ndërsa Argjentinasit pa Messin.

Ndeshjet tjera më interesante janë Anglia – Skocia, Belgjika – Franca, Portugalia – Hollanda dhe Ekuadori – Spanja, ndërsa Zvicra ka ftuar pesë futbollist shqiptarë në përballjen kundër Brazilit. Ottmar Hitzfeld, përzgjedhës i përfaqësueses së Zvicrës, e ka zbuluar formacionin e parë. Në mesin e 11 emrave që do të startojnë janë edhe katër lojtarë shqiptarë: Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Ndërkohë, pjesë e ekipit helvetik është edhe sulmuesi nga Gostivari, Admir Mehmedi, i cili pritet të aktivizohet në pjesën e dytë.

Lajme të ngjashme

Back to top button