SHBA transferon pesë të burgosur nga Guantanamo

Shtetet e Bashkuara i kanë transferuar pesë të burgosur të burgut ushtarak Guantanamo dhe i kanë vendosur në Kazakistan
Burrat, tre jemenas dhe dy tunizianë, kanë qenë në burgun e Guantanamos për më shumë se një dekadë.

Ata ishin arrestuar në Pakistan si militantë të dyshuar të lidhur me organizatën terroriste Al-Qaeda.

Pentagoni, përmes një kumtese ka bërë të ditur se transferimi i të gjithëve njëzëri, është miratuar nga disa qeveri amerikane.

Ata janë në mesin e dhjetëra të burgosurve që janë pastruar nga akuzat, por transferimi për në vendet e tyre nuk mund të bëhet për arsye të sigurisë

Lajme të ngjashme

Back to top button