Tetovari plagos të dashurën dhe vret veten

Krimet në çift vijojnë të trondisin vendin. Sot një i ri ka qëlluar me armë zjarri të dashurën, ndërsa më pas ka vrarë veten.

Ngjarja është shënuar gjatë mesditës në zonën e “Vilave gjermane” në Tiranë, në ambientet e hotel “Deja”, ku Agim Emini, nga Tetova 29 vjeç, pas një konflikti me të dashurën në barin e hotelit e ka qëlluar atë me pistoletë. Më pas ai ka qëlluar veten, ku fillimisht u dërgua me urgjencë në Spitalin Ushtarak, por atje ndërroi jetë.

Kanë qenë punonjësit e hotelit ata që lajmëruan policinë, ku efektivët mbërritën në vendin e ngjarjes për të zbuluar më shumë të dhëna mbi krimin. Sipas dëshimtarëve ambulance ka mbërritur me shumë vonesë, duke mos i dhënë të plagosurve në kohë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë vajza e plagosur, Ana Sulçe, 21 vjeç nga Çorovoda, është dërguar drejt spitalit ku prej andej mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht po punohet për të zbuluar motivet e debatit mes çiftit dhe të krimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button