Pagjumësia më e shpeshtë te personat e ngarkuar

Truri i personave që vuajnë nga pagjumësia mund të jetë më i ngarkuar me aktivitet gjatë ditës, tregon një studim i ri.

Kjo mund të jetë edhe arsyeja se pse njerëzit me probleme me gjumin ankohen se mendja e tyre nuk fiket gjatë natës.

Përfundimi vjen nga një studim që kishte analizuar 28 njerëzit të moshës 50 vjeçe e më lartë, 18 prej të cilëve kishin probleme dhe 10 të tjerë jo.

Ndryshe nga ç’është menduar më herët, se truri i personave me probleme të gjumit funksionon më ngadalë, studimi i fundit tregon se truri i tyre ishte më i ngarkuar se ata me persona normal.

Sipas autores së studimit, Dr Rachel Salas, neurologe dhe profesoreshë në Johns Hopkins Medical Institution, në Baltimore, “rezultatet na çojnë më afër llojeve të tjera të trajtimit për të mjekuar këtë ngacmueshmëri që ata kanë në tru”.

Studimi është publikuar në edicionin e muajit mars të revistës shkencore “Sleep”. /Mjeku.Net/

Lajme të ngjashme

Back to top button