“Last Blood” do të quhet filmi i ri për Rambon

Legjenda e aksionit, Sylvester Stallone, ka treguar se filmi i ri për Rambon do të quhet “Last Blood”.

Ky do të jetë vazhdimi i pestë që flet për veteranin amerikan të luftës, ndërsa krahas rolit, aktori i famshëm do ta bëjë edhe regjinë.

68-vjeçari është duke ushtruar qe një kohë, në mënyrë që të jetë në formë për rolin e Rambos, njofton Telegrafi.

Kujtojmë që filmi i parë për ‘John Rambon’ u titullua “First Blood” (1982) dhe vazhdoi me “Rambo: First Blood Part II” (1985), “Rambo III” (1988) dhe Rambo (2008).

Ndryshe, aktualisht Stallone është duke xhiruar tregimin me mafiozë, “Scarpa”, ndërsa punon edhe në filmin “Creed”.

Projekti i radhës është filmi i animuar “Animal Crackers”, në të cilin Sly do ta huazojë zërin për karakterin Bullet-Man. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button