Gjysmëhëna e Kuqe turke sponsorizon jetimët e Gazës

Gjysmëhëna e kuqe turke njoftoi se do të sponsorizojë gjithë jetimët palestinez që humbën etërit e tyre në luftën e fundit izraelite në Rripin e Gazës.

Drejtori i Gjysmëhënës së Kuqe Turke në Gaza Arda Tarhan u tha gazetarëve: “Ne jemi këtu për të nënshkruar protokollin për një projekt për të shpërndarë fondet e zeqatit për 1905 jetimët, etërit e të cilëve u vranë në luftën e fundit izraelite. ”

Tarhan tha se zbatimi i këtij projekti do të jetë në bashkëpunim me ministrinë palestineze të çështjeve sociale, duke vënë në dukje se çdo jetim do të marrin 102 $ çdo muaj.

Zëvendës ministri i Çështjeve Sociale Yousef Ibrahim ka thënë se këto para do të pakësojnë vuajtjet e fëmijëve që humbën etërit e tyre. Sipas ministrisë, lufta e fundit izraelit në Gaza ka lënë 2000 fëmijë jetimë. /mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button