Chris Rock kërkon divorcin pas 19 vitesh martesë

Chris Rock nuk ka dashur të presë fundin e vitit për t’ju bashkuar “klubit të të divorcuarve në Hollivud”. Komediani i famshëm amerikan i ka kërkuar divorcin bashkëshortes së tij prej 19 vitesh, Malaak Compton-Rock, me të cilën ka dy vajza: Lola Simone dhe Zahra Savannah.

“Pasi e menduam gjatë dhe pas 19 vitesh martesë, Chris dhe unë vendosëm të ndaheshim”, tha Compton-Rock në një komunikatë zyrtare.

Asnjëri nuk ka dhënë shpjegime mbi motivet e divorcit, por sipas revistës ‘People’ ka qenë aktori ai që e ka kërkuar atë.

“Ishte Chris ai që kërkoi divorcin sepse e dinte që kishte ardhur momenti i duhur”, tha një burim anonim.

Tani pritet që të ndahet pasuria prej 70 milionë dollarësh e aktorit./ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button