Edona Llalloshi këngë për Agim Ramadanin (Video)

Kënga “Heroi”, për dëshmorin Agim Ramadani është lansuar sot nga këngëtarja Edona Llalloshi. Mirëpo, për këtë këngë është realizuar edhe një promovim, ku pjesëmarrës ishin edhe bashkëluftëtarë të Agim Ramadanit, familjarëve të tij, sikurse edhe adhurues të shumtë të këngëtares Llaloshi.

Këngëtarja kosovare, Edona Llalloshi ka përzgjedhur për këtë fundvit që të realizoj një këngë me dedikim, e kjo këngë pikërisht i është dedikuar dëshmorit, Agim Ramadanit. Kënga “Heroi”, e cila edhe është lansuar sot në kanalin zyrtar në YouTube.

Mirëpo, para plasimit të këngës në YouTube, ajo ka menduar që kësaj kënge do di duhej një tretman më ndryshe se sa këngëve të tjera, dhe zgjodhi që pikërisht në kinemanë ABC të bëjë edhe promovimin e këngës, promovim ky që është përcjellë edhe nga bashkëluftëtarë të Agim Ramadanit, familjarëve të tij, sikurse edhe adhurues të shumtë të këngëtares Llaloshi. Kwnga ka tekstin e Arsim Bunjakut kurse orkestrimin e Florent Boshnjakut./KultPlus.com

Lajme të ngjashme

Back to top button