Lansohet traileri i “Patikat i kam diku” (VIDEO)

Bekim Guri, Veton Shala, Nora Muçaj, Naser Shatrolli, Bislim Muçaj e të tjerë janë aktorët e filmit.

Është lansuar traileri i filmit “Patikat i kam diku”, me regjisor Burim Halitin dhe producent Naser Qevanin.

Historia e personazheve të filmit çartëson pozicionimet e secilit personazh se, kush janë shqiptarët që kanë fituar statusin e Zvicrës, përse kafeneja është zgjedhja më e mirë për dikë, ose llafi për politikë, se kush janë punëtorët e dalluar që kanë bërë kapital real në tokën zvicerane, duke bërë për veti dhe në gjeti…se kush janë artistat në skenat e emigracionit, çfarë është çiftelia, është vaj burrnie apo mashtrim çallgie…

Bekim Guri, Veton Shala, Nora Muçaj, Naser Shatrolli, Bislim Muçaj e të tjerë janë aktorët e filmit. / KultPlus.com

Lajme të ngjashme

Back to top button