Gjobë 1 miliard dollarë për You Tube

Global Music Right është një ekip avokatesh te cilat përfaqësojnë te drejtat e pronareve te muzikës dhe sapo ka ngritur një akuze kundër YouTube duke pretenduar prej tij jo pak, por plot 1 miliard dollarë.

Sipas Irving Azoff, njërit prej avokateve te këtij ekipi, YouTube është fajtor për mos heqjen prej platformës se saj te se paku 20 mije këngëve, duke dëmtuar kështu interesat e shume këngëtareve dhe te menaxhereve te tyre.

Global Music Right përfaqëson shume emra te mëdhenj te muzikës, përfshi Pharrell Williams, një prej repera-ve me te pasur, Eagles, Chris Cornell, Smokey Robinson, John Lennon dhe George Gershwin. Aktualisht janë 40 këngëtarë qe përfaqësohen prej saj, por ekziston mundësia qe ky numër te rritet ne mënyrë te frikshme.

Nga ana e saj, pronarja e YouTube, Google, pretendon se paratë qe ajo derdh për blerjen e te drejtave te autoreve janë plotësisht ne përputhje me kontratat dhe marrëveshjet e lidhura qe me pare.

Lajme të ngjashme

Back to top button