Propozimet më të mira antistres për ju!

Harrojini topat prej gome për te luftuar stresin ka mënyra me te mira dhe efikase, ja cilat janë.

E dinit se duke e përsëritur shpesh se jeni te stresuara bëheni me te vërtet? Ne çdo rast te luftosh stresin edhe pse është vështirë ne ditët e sotme mund te provoni me disa mënyra. Antistreset e vërteta, ato qe funksionojnë me te vërtet nuk janë objekte por eksperienca për te cilat duhet impenjim, kohe dhe para.

Dilni me mikeshat

Te gjeni kohe për veten tuaj për te kaluar me mikeshat është diçka shume e mire edhe me shume nëse bashkoni edhe shopping. Nëse nuk jeni mire me buxhetin mund te mendoni për një shëtitje ne park apo ne qendër te qytetit por qe te jeni ne shoqërinë e shoqeve, te qeshni, te bëni thashetheme dhe te ndani një kafe. Përpiquni te programoni diçka te tille një here ne jave.

Te ndiqni një serial televiziv, te lexoni, te shkoni ne teatër

Kush e ka thënë se kultura duhet t’u mërzisë? Librat dhe teatri mund te jene shume zbavitës. Ashtu si dhe serialet televizive te paktën një here ne jave mund t’u zbavitin duke ju futur ne historitë e tyre.

Masazhimi

Kjo është një mënyrë shume efikase kundër stresit, një masazh ne te gjithë trupin duke përfshirë edhe fytyrën, duart dhe këmbët. Do te ishte mire te masazhoheni te paktën një here ne jave.

Një hobi

Kopshtari, gjera qe i bëni ju vet, dizajnë, qëndisje janë te gjitha mundësi për te luftuar stresin ku nuk keni te mendoni por te zbaviteni duke bere diçka krijuese. Shpesh duke përdorur duart dhe ti jepni jete dickaje qe largon stresin.

Një sport kontakti

Nëse keni menduar te futeni ne palestër atëherë regjistrohuni ne një sport kontakti, arte marsiale, kick boxing etj. Është shume mire kur jepni grushte një thesi me rërë sepse kjo ju liron nga stresi, mërzitja, inati, trishtimi, mendimet e këqija duke i lënë vendin një qetësie te këndshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button