Zhduken dy peshkatarë në Shqipëri, gjendet trupi i njerit

Dy të rinj peshkatarë mendohet të jenë mbytur në lagunën e Karavastasë, mëngjesin e të mërkurës. Ata kishin dale për peshkim dhe rreth orës 12.40 minuta trupi i njerit prej tyre ka dalë në ujë në breg afër fshatit Muçias.

Trupi eshte identifikuar dhe ai eshte i 23-vjeçarit Klodi Dervishi. Ndersa shoku i tij 25 vjeç, Arber Ismaili nuk eshte gjetur ende. Te dy te rinjte jane nga fshati Kryekuq i Divjakes dhe ata kishin dale per peshkim.

Mendohet se era mund te kete permbysur varken dhe dy te rinjte kane rene ne uje ndersa temperaturat e ulta iu kane marre jeten.

Familjaret e dy te rinjeve qe nisen menjehere kerkimet thone se kane dashur t’i pengojne te dalin serish per peshkim per shkak te motit shume te keq, por ata jane nisur. Policia nderkohe vijon kerkimet për gjetjen e personit te dyte qe rezulton ende i zhdukur.
/ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button