Kroati Brdariç eliminoi Durgutin

Ka përfunduar aventura e parë e Besir Durgutit në ATP turneun e tij të parë, i cili po zhvillohet në Çakovec të Kroacisë, turne ky që radhitet ndër më të fortit në rajon. 

Durguti sot në meçin e tij të dytë, për kundërshtarë kishte kroatin Marin Brdariç, nga i cili ka humbur me rezultat 7-5, 6-1.
Durguti kishte një nisje të mbarë në këtë duel, pasi që ai ishte në epërsi prej 5-4, por gjatë këtij rezultati shiu ndërpreu lojën e që pastaj edhe përvoja e madhe e kroatit, i cili ishte dhe bartës i dytë i turneut, ishin vendimtarë për disfatën e shkupjanit 19 vjeçar. 

“Ishte një lojë shumë e fortë, ndërsa para meje kisha një kundërshtarë shumë të fortë dhe me shumë përvojë. Ai ka shumë meçe në ATP turne dhe ishte shumë e sigurt se përvoja e tij do të jetë vendimtare. Gjithsesi jam i gëzuar nga fakti se fitova ATP pikën e parë në karrierë që tani do të më hap mundësi paraqitjeje në turne të tjera e ku sigurisht se do ta kem më lehtë”, ka thënë Durguti për “Portalb”.

Në meçin e parë shkupjani Durguti kishte eliminuar tenistin italianin Andrea Patracchini, duke e mundur me rezultat 7-5, 6-3.

Besiri në këtë turne është paraqitur me “uajlld kart”, ndërsa ATP turneu që po mbahet në Çakovec, është me vlerë prej 10.000 dollarëve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button